Franca me dorë të “hekurt” për Botëror, të miturit nuk lejohen të dalin mbrëmjeve, kërkohet shmangia e përplasjeve në rrugë

FRANCË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Autoritetet në Tuluzës kanë vendosur një masë të re sigurie për të parandaluar trazirat urbane gjatë ngjarjeve sportive që konsiderohen me rrezik të lartë.

Kryebashkiaku Jean-Luc Moudenc njoftoi se qyteti do të zbatojë një shtetrrethim për të gjithë të miturit e pashoqëruar nën moshën 16 vjeç gjatë ndeshjeve të cilësuara si “të ndjeshme”.
Sipas vendimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të aktivizohet rast pas rasti, në varësi të nivelit të rrezikut që paraqet një ngjarje sportive apo grumbullim masiv. Synimi i masës është të shmangë përsëritjen e episodeve të dhunshme që kanë shoqëruar festimet sportive në të kaluarën.

Vendimi vjen pas ngjarjeve të regjistruara gjatë Botërorit 2022, kur fitoret e Marokut dhe më pas ndeshja me Francën shkaktuan festime të mëdha në disa qytete evropiane.
Në disa zona të Francës, festimet u shndërruan në përplasje me policinë, vandalizëm dhe incidente të tjera të rendit publik. Së fundmi, edhe festimet pas triumfit të Paris Saint-Germain në UEFA Champions League u shoqëruan me tensione dhe dëmtime në disa pjesë të Parisit.
Masa e Tuluzës ka nxitur krahasime me politikat parandaluese të zbatuara në Itali. Në raste të ngjarjeve me pjesëmarrje të lartë, autoritetet lokale italiane kanë përdorur urdhra emergjence për të kufizuar aksesin në zona të caktuara. Gjithashtu, Decreto Caivano ka zgjeruar që nga viti 2023 përdorimin e masës së njohur si DASPO Urbano edhe për të miturit mbi 14 vjeç, duke u ndaluar atyre hyrjen në zona të konsideruara të ndjeshme për sigurinë publike.
Autoritetet franceze argumentojnë se shtetrrethimi synon të mbrojë rendin publik dhe të reduktojë rrezikun e incidenteve gjatë netëve kur emocionet sportive mund të çojnë në grumbullime masive dhe tensione në rrugë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Analiza/ Lorenc Vangjeli: Non Grata e hequr, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Nga Lorenc Vangjeli TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/“Unë erdha!...

Trump përballë yjeve të futbollit, presidenti amerikan pritet të marrë rolin e protagonistit kryesor

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Kupa e Botës 2026 nis mes...