Tragjedi në Indi: Të paktën 36 të vdekur në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë

Një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi të shtunën, ku të paktën 36 persona, mes tyre edhe fëmijë, humbën jetën pas një shtypjeje masive në turmë.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin mbledhur në qarkun Karur për të marrë pjesë në një aktivitet fushate të aktorit të kthyer në politikan, Vijay. Ngjarja, sipas mediave lokale, ishte shtyrë me disa orë, ndërsa pamjet e transmetuara në televizion treguan njerëz që binin të fikët nga mbipopullimi dhe mungesa e ajrit, raporton BBC.Ministri i Shëndetësisë i Tamil Nadu, Ma Subramanian, konfirmoi se viktimat përfshinin të paktën 16 gra, nëntë burra dhe gjashtë fëmijë. Më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i shtetit, MK Stalin, tha se mjekë nga qarqe të afërta janë thirrur për të dhënë ndihmë shtesë, ndërsa familjeve të viktimave do t’u jepet një kompensim prej një milion rupish (rreth 11 mijë e 300 dollarë). Ai theksoi se është hapur një hetim mbi incidentin.

Në një reagim publik, Vijay shprehu “dhimbjen e madhe” dhe tha se zemra e tij ishte “e thyer” nga humbja e jetëve. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Edhe Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi në rrjetin X, duke e quajtur ngjarjen “të trishtë” dhe “thellësisht të dhimbshme”.

Ngjarje të tilla fatale nuk janë të rralla në Indi. Vetëm këtë vit janë shënuar disa incidente të ngjashme, përfshirë shtypje masive gjatë festivalit hindu Kumbh Mela dhe jashtë një stadiumi kriketi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...