Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e përditshme.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Në protestat e mbajtura më herët, aktivistë dhe qytetarë reaguan ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste më 24 korrik, ku prezantoi platformën “Besa”, duke e cilësuar atë si një nismë për një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke argumentuar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalimeve, aktivistët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë reagimin qytetar përmes iniciativave të reja, ndërsa theksuan se protesta nuk ka ndryshuar qëllimin e saj.

Sipas tyre, kërkesa mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit deklaruan gjithashtu se Rama duhet të ketë përballje me drejtësinë, ndërsa kërkojnë ngritjen e një qeverie tranzitore, e cila, sipas tyre, do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në përfundim të tubimit, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke brohoritur slogane si “Rama ik”, “Dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.

Edhe mbrëmjen e sotme, protestuesit pritet të rikthehen para Kryeministrisë, duke deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore për largimin e kryeministrit nga detyra./BW

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin, zjarrfikësit në luftë me flakët

VLORË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave...

E pazakontë, Presidenti i një shteti europian lë kostumin zyrtar dhe shfaqet si fotograf i Formula 1

ÇEKI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Republikës Çeke,...