Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial në qytetin e Peqinit

TIRANË / PEQIN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar, në mbledhjen e radhës, bashkëpunimin me Bashkinë Peqin për ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial, në kuadër të projektit madhor të FSHF-së “100 Fushat”.

Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Peqinit dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit, veçanërisht për fëmijët, të rinjtë dhe ekipet sportive të zonës.

Në kuadër të marrëveshjes, Bashkia Peqin do të mundësojë një sipërfaqe prej 19,695 m² dhe do të marrë përsipër ndërtimin e bazamentit dhe rrethimin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë dhe realizojë vendosjen e tapetit me bar artificial, si dhe do të sigurojë portat, flamujt e këndit dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtjen e saj.

Ky bashkëpunim është një tjetër hap në kuadër të projektit “100 Fushat”, përmes të cilit FSHF vijon investimet në infrastrukturën futbollistike në të gjithë vendin, me synimin për t’u dhënë më shumë mundësi fëmijëve dhe të rinjve për t’u angazhuar në futboll dhe për të zhvilluar talentin e tyre në kushte bashkëkohore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zv. Trajneri Kalari para sfidës me AF Elbasanin: Kemi punuar mirë, Dinamo synon fitoren në Elbasan Arena

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/- Dinamo City...

Elbasan / Eksperienca evropiane e hendbollit në auditorët universitarë, leksion i hapur me ekspertin e EHF-së

ELBASAN , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Njohuritë dhe praktikat...

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” zhvillohet më 11 janar

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbrëmja Gala “Topi...