TIRANË ,20 qershor 2026/Albania Express News/Dita e 21-të e revoltës/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë, për largimin e Ramës

TIRANË ,20 qershor 2026/Albania Express News/
Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të revoltës popullore kundër qeverisë së dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët paralajmërojnë protestën më të madhe të zhvilluar deri më tani para godinës së Kryeministrisë.

Qytetarë nga mbarë vendi pritet t’i bashkohen tubimit në Tiranë, ndërkohë që pjesëmarrje të lartë raportohet edhe nga diaspora shqiptare. Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të Europës për të qenë të pranishëm në protestën e sotme, e cila konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Protesta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kur Ukraina nuk njeh Kosovën, Shqipëria duhet të rishikojë marrëdhënien me Kievin

Nga Klevis Elezi TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Deklarata e...

Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, identifikohet viktima, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura

KORÇË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Detaje të reja janë...

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana po shndërrohet me...

Portofino dhe turizmi ynë

TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Portofino është një prej...