Tensionet në protestë dhe heqja e flamurit të LGBTQI, reagon Rama: Turp, solidaritet i plotë me djalin që është bërë objekt bullizmi

TIRANË ,10 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një video të postuar nga protesta sot në Tiranë, ku disa persona i heqin një djali nga dora flamurin e LGBTQI.

“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën ne besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane.
Solidaritet i plotë me djalin që është bërë objekt bullizmi.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet apo të vihet në shënjestër për faktin se është ndryshe.
Turp për bullizuesit”, shkruan Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryebashkiaku Gledian Llatja: 30 NIPT-e të reja fermerësh në Qerret dhe Lukaxhi, vijojnë investimet në bujqësi

TIRANË ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i bashkisë Elbasan,...

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale, nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”

CËRRIK ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Në qytetin e Cërrikut...

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...