Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar

TIRANË ,10 qershor 2026/Albania Express News/Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare ku u janë bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Shqipëria, që të mblidhen në kryeqytet.

Qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej, ashtu sikurse kanë bërë edhe ditët paraardhëse, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e për t’u stacionuar para zyrës së Edi Ramës.
E ndërsa ka nisur grumbullimi dhe aktivisti Arben Kola ka nisur të mbajë fjalën hapëse, nga turma janë dëgjuar thirrje që të hiqen flamujt amerikanë që po valëviten nga disa protestues të tjerë.

Kola dëgjohet duke u thënë se kjo është protestë shqiptare, por se populli ynë nuk është kundër Amerikës.

“Kanë ardhur persona të ndryshëm që duan të prishin protestën. Ju lutem mos bini pre e provokimeve, përndryshe do të kërkojmë ndihmën e Policisë së Shtetit, të arrestohen menjëherë”, u shpreh me megafon një prej protestuesve.
“Ejani të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës veç partive të sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja, por nuk janë aq të reja sa duket. Të gjithë të tjerët të bashkohemi në një tryezë dhe ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Ju lutem të mos e zvogëlojmë këtë protestë, ta shtojmë”, tha një prej protestuesve që mori fjalën në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.
“Kam një thirrje për deputetët e opozitës, mos më rrini si pula në parlament, keni në dorë të paraqisni mocion mosbesimi kundër kryetarit të kësaj qeverie”, tha një tjetër qytetar.
Kreu i PD-së bëri thirrje për mbështetjen e protestës, të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg”
POLITIKË
Ata vijojnë me thirrjet për ndryshimin e klasës politike, teksa edhe më herët kanë paraqitur 5 kërkesa:
-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME