Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 30 maj, ku vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të shfaqen kryesisht në mesditë dhe pasdite në zonat malore të jugut dhe lindjes. Në jug të vendit, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe lokale shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është finalistja...

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...