Sulm me bombë në Zaporizhia/ Të paktën 26 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Një sulm me raketa ruse në Zaporizhia të Ukrainës ka plagosur 26 persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal.

“Rusët lëshuan bomba ajrore të drejtuara, duke shkatërruar ndërtesa apartamentesh dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe në një institucion arsimor”, shkroi guvernatori Ivan Fyodor në një postim në aplikacionin Telegram. Tre sulme goditën kryeqytetin rajonal dhe periferitë e tij, shtoi ai. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se puna për pastrimin e rrënojave po vazhdonte.
Policia ukrainase, sipas BBC-së, njoftoi se brenda gjysmë ore Zaporizhia u godit nga tre bomba ajrore të drejtuara. Dy nga bombat goditën ndërtesa apartamentesh, duke shkatërruar 130 apartamente. Bomba e tretë goditi një infrastrukturë ku u dëmtuan objektet e prodhimit. Bomba e katërt shpërtheu pranë një shkolle të mesme. Nxënësit nuk u lënduan, por një grua u plagos. Imazhet e AFP-së tregojnë zjarrfikësit duke luftuar me një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi tetëkatëshe me një fasadë të nxirë nga flakët dhe dritaret e thyera.

Zaporizhia, e cila kishte rreth 710,000 banorë para fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022, bombardohet rregullisht nga ushtria ruse, e cila po përparon gradualisht, me vijën e frontit më pak se tridhjetë kilometra larg.
Qyteti i Zaporizhias, më pak se 25 kilometra nga vija e frontit, është bombarduar vazhdimisht që nga fillimi i pushtimit rus.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...