LAJMI I FUNDIT | Publikohen formacionet zyrtare, Nevil Dede bën zgjedhjet për sfidën me rumunët, Ajetovikj titullar në mbrojtje

CRAIOVA / RUMANI , 5 nëntor 2026 / Albania Express News /-Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes Universitatea Craiova – Egnatia, e vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë të rëndësishme europiane, ku bie në sy aktivizimi i Nauman Ajetovikj në qendër të mbrojtjes.

Në repartin ofensiv, përgjegjësia për të udhëhequr sulmin i është besuar Daniel Adjesës dhe Karim Lukilit, ndërsa kampionët shqiptarë synojnë të marrin pikë në transfertën rumune.

Universitatea Craiova vjen në këtë përballje me 4 pikë, ndërsa Egnatia ka grumbulluar 2 pikë pas dy barazimeve në ndeshjet e para.

Ndeshja nis në orën 21:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME