ELBASAN / Merr flakë një automjet pranë Pallatit të Sportit, panik gjatë orëve të natës, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe policia

ELBASAN , 5 nëntor 2026 / Albania Express News /-Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në afërsi të Pallatit të Sportit në Elbasan. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Pallatit të Sportit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera. Pritet që veprimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet e incidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME