TIRANË / Edi Rama nis përgatitjet për Asamblenë Kombëtare të PS-së, në diskutim data 14 nëntor

TIRANË , 5 nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur diskutimet me drejtuesit dhe përfaqësuesit e strukturave të partisë për organizimin e mbledhjes së radhës së Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se në diskutim është data 14 nëntor për zhvillimin e kësaj mbledhjeje, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret dhe të konfirmohet në ditët në vijim.

Pas konfirmimit të datës, pritet të njoftohen zyrtarisht të gjithë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Për momentin, nuk janë përcaktuar ende temat kryesore që do të jenë në fokus të diskutimeve dhe as çështjet që do të përfshihen në rendin e ditës.

Mbledhja e Asamblesë pritet të jetë një moment i rëndësishëm për diskutimin e zhvillimeve politike dhe organizative brenda Partisë Socialiste, ndërsa detajet për agjendën pritet të bëhen publike në ditët e ardhshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME