BOTËRORI 2026 ,20 qershor 2026/Albania Express News /Holanda mposht Suedinë 5-1 me një ndeshje spektakolare në Houston dhe merr kreun e grupit F. Skuadra e Ronald Koeman e nisi ndeshjen në mënyrë perfektë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe çuar ndeshjen pikërisht në rrjedhën që kishin planifikuar.
Në minutën e gjashtë Gakpo jep një pasim perfekt për Brobbey, i cili bën detyrën për ta çuar në rrjetë. Goli e trullos Suedinë dhe i jep shansin holandezëve për golin e dytë, me të njëjtin autor, Brobbey.
Pas pësimit të dy golave, Suedia përpiqet të kundërpërgjigjet, veçanërisht me sulme nga e majta me protagonist Ayari, por fati dhe portieri refuzojnë hapjen e ndeshjes për nordikët.
Pjesa e dytë nis në mënyrë po aq spektakolare. Holanda arrin të shënojë për 3-0 pas një aksioni perfekt të finalizuar nga Gakpo. Vetëm në të 54-ën Gakpo shfaqet sërish në skenë për të plotësuar “pokerin”.
Pa u mbushur një orë lojë, Suedia ngushton me një gol mjaft të bukur të Elanga, i cili tund rrjetën me një zbritje të shpejtë, duke fituar duelin e shpejtësisë me mbrojtësit dhe portierin.
Në minutat e mbetura Holanda menaxhon gjithçka si duhet, madje shënon edhe të pestin me Summerville. Me këtë triumf “Tulipanët” numërojnë 4 pikë, ndërsa Suedia 3.
REZULTATI LIVE
Holandë-Suedi 5-1
Brobbey 6′, 17′, Gakpo 47′, 54′, Sumerville 89’/ Elanga 59′
NGJARJET KRYESORE
90+6′ Mbyllet ndeshja.
89′ Goool Holanda 5-1/ Summerville plotëson “manitan”. Kjo Holandë tremb çdokënd. (Video)
84′ Isak tenton me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por portieri përgjigjet me të njëjtën monedhë.
75′ Ndeshja është tejet e luftuar, përplasje të forta në mesfushë.
59′ Goool Suedia 4-1/ Elanga tund rrjetën me një kundësulm të bukur. (Video)
54′ Goool Holanda 4-0/ Gakpo shënon në mënyrë spektakolare me një aksion personal. (Video)
47′ Goool Holanda 3-0/ Aksion perfekt i holandezëve. Gakpo tund rrjetën. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë. Holanda kërkon të hipotekojë fitoren.
45+6′ Mbyllet pjesa e dytë.
45+5′ Ayari tenton sërish të kthejë në jetë Suedinë, por Verbruggen e ndal gjuajtjen e tij në hyrje të zonës.
45+3′ Gyokeres tenton nga goditja e dënimit, portieri tregohet vendimtar duke ndalur goditjen e fortë.
45′ Suedia arrin të shënojë, por arbitri Oliver i prish festën, pasi sinjalizon një pozicion jashtë loje.
41′ Gjuajtje e fortë nga jashtë zonës e Ayari, por sfera kalon mbi kuadrat. Suedia po tenton të reagojë.
37′ Suedia gjen vazhdimisht hapësirë nga e majta, Gyokeres tenton bukur me një kthesë, por gjen përgjigjen e portierit.
29′ Ayari shërbehet në mënyrë perfekte nga Gyokeres nga e majta, por nuk arrin ta kontrollojë si duhet pak metra larg kuadratit.
27′ Suedia duket në panik pas dy goditjeve të marra, skuadra e Potter nuk ka zhdërvjelltësinë e duhur për tu përgjigjur.
17′ Goool Holanda/ Skuadra e Koeman e pandalshme, Brobbey shënon sërish. (Video)
15′ Reijnders ka një mundësi të mirë në zonë, por gjuajtja e tij rezulton e gabuar.
6′ Goool Holanda 1-0/ Kundësulm i shpejtë me protagonist Gakpo, i cili pason shumë mirë në zonën e vogël dhe Brobbey e shtyn në rrjetë. (Video)
1′ Nis ndeshja në Houston.
FORMACIONET ZYRTARE
Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven; Gravenberch, De Jong, Reijnders; Malen, Brobbey, Gakpo; Trajner: R. Koeman;
Suedia: Nordfeld; Lindelof, Hien, Lagerbielke; Karlstrom; Gudmunsson, Ayari, Nygren, Bernhardsson; Isaj, Gyokeres; Trajner: G. Potter;

