Spektakël futbolli në Librazhd: Sopoti–Besëlidhja 1-1, dhurojnë emocione, tension dhe incidente në fundin e ndeshjes

Ndeshja e Kategorisë së Dytë, Grupi A, mes Sopotit të Librazhdit dhe Beslidhjes, e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Librazhdit, u kthye në një nga përballjet më të bukura dhe më të komentuara të këtij edicioni. Atmosfera ishte elektrizuese, me rreth 3 mijë tifozë që mbushën shkallët dhe i dhanë ndeshjes ngjyrë e pasion nga minuta e parë deri në fund.

Takimi u karakterizua nga ritëm i lartë dhe duel i fortë sportiv, çka u reflektua edhe në numrin e madh të kartonëve të verdhë të akorduar nga arbitri. Sfida u ndërlikua herët për vendasit, pasi një futbollist i Sopotit u ndëshkua me karton të kuq që në fillim të pjesës së parë, duke e detyruar ekipin të luante për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.

Pavarësisht inferioritetit numerik, futbolli i luajtur ishte i nivelit të lartë. Dy gola spektakolarë, një për secilën skuadër – një i shënuar nga Beslidhja dhe një nga Sopoti – ngritën në këmbë publikun dhe konfirmuan pse kjo përballje konsiderohej një nga më interesantet e javës.

Megjithatë, fundi i këtij spektakli sportiv u zbeh nga incidente të rënda jashtë fushës. Në përfundim të ndeshjes, teksa futbollistët e ekipit mik po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ata u përfshinë në përplasje me punonjës të Policisë Bashkiake. Sipas informacioneve paraprake, një prej punonjësve është goditur me grusht në rrethana ende të paqarta.

Situata ka sjellë edhe irritimin e tifozëve, ndërsa ndërhyrja energjike e forcave të policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe përplasje të dhunshme. Paraprakisht, të paktën tre persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Librazhdit për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Një ndeshje që nisi dhe u zhvillua si festë futbolli, por që për fat të keq u mbyll me tensione, duke lënë pas nevojën për reflektim dhe masa për garantimin e sigurisë dhe fair-play në sport.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Flamingo Mirror”, transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur pas mbytjes së varkës

BOTA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando...