U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

ROMË, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila ka bërë të mundur shpëtimin e syrit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës, ndërhyrja u krye me sukses nga profesori Stanislao Rizzon.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin, për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij të mëtejshëm drejt rikuperimit.

Ministria shpreh mirënjohjen për profesorin Rizzon, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore me të cilat ai kreu ndërhyrjen kirurgjikale.
“Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Suksesi i operacionit përbën një lajm të rëndësishëm për Erjonin dhe familjen e tij, megjithatë, siç theksohet në njoftim, rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Michel Tarran nga Elbasani: Demokracia nuk është vetëm votim çdo katër vjet, OSBE apel për dialog

ELBASAN, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Kreu i Prezencës...

Rëndohet bilanci nga aksidenti i trenave në Spanjë, arrin në 86 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

TIRANË, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Është rënduar ndjeshëm...

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

SPANJË, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...