TIRANË/FIER, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Shqiponja Veliaj, nënë a e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, ka mbërritur paraditen e kësaj të enjte në ambientet e paraburgimit të Fierit. Ajo kërkon të takojë të birin, pasi ai u transferua papritur nga Durrësi, ku qëndronte prej më shumë se një viti.
Kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me transferimin e papritur nga paraburgimi i Durrësit, në Burgun e sigurisë së lartë në Fier, këtë të mërkurë, edhe përse nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë.
“Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore”, shkruante ai.
REAGIMI I FORTË/ Erion Veliaj: Sot jam rrëmbyer nga Policia e Burgjeve, as unë dhe as avokati nuk kemi kërkuar transferim nga Durrësi në Fier
Erion Veliaj zbuloi dje se një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për ta transferuar kryebashkiakun në burgun e Fierit. Ai hohi akuza për rrëmbim policor.
“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, vijon deklarata.
Një letër e shkruar me dorë, që i atribuohet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, zbulon një sërë ankesash për kushtet e qëndrimit në burgun e Fierit, ku ai u transferua nga paraburgimi i Durrësit. Në shënimin e publikuar, Veliaj pretendon se është futur në izolim për 10 ditë, ndërsa ankohet për mungesën e ujit, dritares dhe kujdesit mjekësor.
Ai rendit gjithashtu refuzimin e ushtrimit, mungesën e një arsyeje për transferimin apo trajtimin e tij, si dhe pamundësinë për të komunikuar në telefon me familjen dhe avokatin. Por shqetësimi më i fortë lidhet me sigurinë personale.
“Siguria? Në të njëjtin korridor me 3 vrasës”, shkruhet në letër, ku përmendet edhe se institucioni nuk është më burgu i përkohshëm ku ai qëndronte më parë.
Në total, në shënimin e shkruar me dorë renditen tetë shqetësime: izolimi 10-ditor, mungesa e ujit dhe e dritares, mungesa e kujdesit mjekësor, refuzimi i ushtrimit, mungesa e shpjegimeve për transferimin apo trajtimin, kufizimi i telefonatave me familjen dhe avokatin, siguria në korridorin ku ndodhen edhe tre persona të dënuar për vrasje, si dhe ndryshimi i institucionit të qëndrimit.
“Veliaj është vendosur në qeli izolimi”, Ndreca niset me urgjencë drejt Fierit: Kjo tregon mungesë transparence

