Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy avokatëve të këtij të fundit.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, avokatët e Piro Xhixhos nuk ishin të pranishëm pasi ndodhen në një proces tjetër paralel, ku po mbrojnë Jamarbër Malltezin.
Në seancë ishin të pranishme Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, ndërsa gjykimi ndaj tyre zhvillohet me procedurë të shkurtuar, ku pritej edhe shpallja e konkluzioneve përfundimtare.

Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës, e cila është caktuar të mbahet më 15 qershor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Dujuan godet Japoninë/ Dy të vdekur, 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

JAPONI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Tajfuni Dujuan ka...

Sulm me armë pranë një shkolle në Turqi, plagosen disa nxënës

TURQI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një sulm i...

Presidenti amerikan hap “Trump TV” pas bojkotit të rrjeteve amerikane, CNN, MS NOW dhe Politico e padisin

SHBA ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një përplasje e...