Madrit Sula emërohet Kryeinspektor Rajonal i ISHSH Elbasan, fokus te siguria shëndetësore dhe kontrolli i sezonit turistik

ELBASAN ,8 qershor 2026/Albania Express News/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka emëruar z. Madrit Sula në detyrën e Kryeinspektorit Rajonal të ISHSH për qarkun e Elbasanit, një pozicion me rëndësi të veçantë në garantimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë shëndetësore në një nga qarqet me zhvillim të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik.

Me një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe pushtetin vendor, Madrit Sula merr drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme, ku prioritet kryesor mbetet monitorimi i kushteve higjieno-sanitare gjatë sezonit veror, si dhe mbrojtja e shëndetit publik në të gjithë territorin e qarkut.

I diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit, Madrit Sula ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në administratë. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Peqinit gjatë viteve 2015-2019, më pas ka ushtruar detyrën e Përgjegjësit të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Peqin nga janari deri në gusht të vitit 2019. Në vijim, për afro katër vite, ai mbajti postin e Zëvendëskryetarit të Bashkisë Peqin, ndërsa nga nëntori i vitit 2023 deri në maj të vitit 2026 ka qenë pjesë e Drejtorisë së Tensionit të Lartë në Elbasan.

Prej datës 18 maj 2026, ai ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit Rajonal të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Elbasan, duke sjellë me vete eksperiencën e fituar në sektorë të ndryshëm të administratës dhe menaxhimit publik.

Prioritet: Kontrolli i sezonit turistik dhe siguria e qytetarëve

Me nisjen e sezonit të ri turistik veror, ISHSH Elbasan ka intensifikuar kontrollet në të shtatë bashkitë e qarkut. Në fokus janë vendosur pishinat, strukturat akomoduese, hotelet, restorantet dhe subjektet e tjera që ofrojnë shërbime për turistët dhe pushuesit.

Sipas të dhënave të institucionit, deri më tani situata paraqitet pozitive dhe nën kontroll të plotë. Inspektimet e kryera nuk kanë evidentuar shkelje që do të çonin në vendosjen e masave administrative, ndërsa subjektet private kanë zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me higjienën, dezinfektimin dhe sigurinë sanitare.

“Në këtë periudhë janë duke u kryer të gjitha inspektimet në pishina dhe hotele dhe situata duket shumë e mirë. Janë kryer të gjitha dezinfektimet dhe higjiena në përgjithësi është shumë e kënaqshme. ISHSH po punon me institucionet homologe dhe situata është nën kontroll. Vëmendja dhe kujdesi duhet të jenë në maksimum, sidomos në ujërat e ndenjura, sikurse janë liqenet”, bëjnë të ditur përfaqësues të institucionit.

Bashkëpunim me AKU dhe institucionet homologe

Një tjetër element i rëndësishëm i punës së ISHSH gjatë muajve të verës është bashkëpunimi me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe institucionet e tjera përgjegjëse për kontrollin e standardeve në sektorin turistik.

Rritja e numrit të turistëve vendas dhe të huaj në qarkun e Elbasanit ka bërë që strukturat inspektuese të forcojnë monitorimin jo vetëm të kushteve higjienike, por edhe të sigurisë ushqimore, duke synuar parandalimin e çdo rreziku që mund të cenojë shëndetin e vizitorëve.

ISHSH Elbasan u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve dhe turistëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të liqeneve dhe ujërave të ndenjura, veçanërisht në ditët me temperatura të larta.

Prej vitesh, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në qarkun e Elbasanit ka qenë pjesë aktive e masave parandaluese dhe përgatitjeve për sezonin turistik, duke luajtur një rol kyç në garantimin e kushteve të sigurta për pushuesit. Nën drejtimin e ri të Kryeinspektorit Madrit Sula, institucioni synon të vijojë me të njëjtin ritëm kontrollesh dhe monitorimi, me fokus mbrojtjen e shëndetit publik dhe ofrimin e standardeve më të larta të sigurisë për çdo vizitor që zgjedh qarkun e Elbasanit si destinacion turistik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...