Salianji takim me demokratët e Elbasanit, thirrje për të marrë pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit.

Gjatë takimit të sotëm me demokratët në Elbasan, ai u shpreh se protesta duhet të jetë një formë zgjimi për shoqërinë dhe mesazh për qeverinë.

“Në datë 22 dhjetor e gjithë energjia e kësaj salle duhet të përplaset përpara mureve të Kryeministrisë. Pavarësisht rrënimit moral dhe etik të qeverisë ajo rri në pushtet sepse ne nuk kemi fuqi ta rrëzojmë. Miq, Trump shpalli datën 2 dhe 8 dhjetor javën antikomunizëm, ndërkohë në Shqipëri nuk kemi një datë për të kujtuar viktimat e komunizmit, për pronat e grabitura, shqiptarët që janë detyruar të largohen nga vend.

Një shoqëri që nuk përballet me të shkuarën, sjell të njëjtat emra. Mentaliteti që sheh qytetarin si subjekt dhe jo sovran. Protesta duhet të jetë një zgjim, një mesazh për një qeveri që nuk e sheh dhe mbron pronën, familjen, nuk e mbron lirinë individuale”, u shpreh Salianji.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan–Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në mjet

ELBASAN 11 korrik 2026/Albania Express News /-Një aksident rrugor...

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...