Rivali i Elbasanit prek fundin! Ekipi i Gvozdenoviç me shumë fat, kundërshtari në Europë i dënuar edhe nga UEFA

ELBASAN,16 qershor 2026/Albania Express News/Elbasani është klubi më me fat i Abissnet Superiores në nisjen e garave të Europës. Shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës i vendosi përballë Bate Borisov.

Bate është një emër i madh, por që po kalon sezonin më të vështirë në vitet e fundit. Aktualisht mban vendin e 14-të në kampionatin bjellorus, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Pas 11 javësh janë vetëm 9 pikë të grumbulluara. Bate Borisov festoi më 16 maj fitimin e Kupës së Bjellorusisë duke mposhtur Dinamo Minsk. Kështu ishte me fat që siguroi Europën.

Për vite me radhë, Bate Borisov ka shkruar historinë në Bjellorusi. Megjithatë, ato kohë kujtohen vetëm për nostalgji.

Klubi tashmë ka prekur fundin. Duhet thënë se vlera në tregun e “transfermarkt” është vetëm 3,03 milionë euro.

Një tjetër avantazh për Elbasanin është se UEFA ka dënuar ekipet e Bjellorusisë, që prej luftës së Rusisë me Ukrainën. Kështu nuk do e luajnë ndeshjen e tyre në shtëpi. Pas sfidës së parë në Elbasan më 9 korrik, ajo e kthimit do të luhet jashtë Bjellorusisë më 16 korrik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SHORTI I CONFERENCE LEAGUE/ Historike për Vllazninë! Dinamo pafat, Elbasani e nis me këmbën e mbarë (E PLOTË)

TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Ekipet shqiptare mësouan sot...

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

BRUKSEL ,16 qershor 2026/Albania Express News/Gjatë seancës plenare të...

Mandati politik nuk është pronë personale!

NGA VLADIMIR MUÇAJ TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Në demokracitë...