Piktura e Klimt thyen rekord botëror: “Portreti i Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Një pikturë e rrallë e Gustav Klimt ka vendosur rekord historik në ankand, duke u shitur për 236.4 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një vepër arti moderne në ankand. “Portreti i Elisabeth Lederer”, një nga portretet më të rëndësishme të mjeshtrit austriak, u ble pas një gare 20-minutëshe mes ofertuesve, duke kthyer vëmendjen botërore te tregu i artit.

Vepra, e pikturuar për vajzën e familjes Lederer – një prej mbështetësve më të rëndësishëm të Klimt – është një ndër të paktat portrete të artistit që mbijetoi shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore. Shumica e veprave të tjera të ruajtura në kështjellën Immendorf u dogjën në vitin 1945, çka e rrit edhe më shumë vlerën historike të këtij portreti.

Piktura u shit nga koleksioni privat i Leonard A. Lauder, trashëgimtari i perandorisë Estée Lauder, i cili ndërroi jetë këtë vit. Koleksioni i tij arriti vlerën totale prej 527.5 milionë dollarësh, shumë më tepër se parashikimet.

Ankandi solli shifra të larta edhe për vepra të tjera: një pikturë e Edvard Munch u shit për 35.1 milionë dollarë, ndërsa një peizazh tjetër i Klimt arriti çmimin prej 86 milionë dollarësh.

Ndërkohë, ndër veprat më të veçanta të mbrëmjes ishte “America”, tualeti i artë prej 18 karatësh i Maurizio Cattelan. Skulptura – e krijuar si version paralel i WC-së së famshme të ekspozuar më herët në Guggenheim, e cila u vodh dhe mbetet e pagjetur – mori vetëm një ofertë të vetme dhe u shit për 12.1 milionë dollarë. Vepra ishte vendosur në një banjë të vogël të improvizuar brenda godinës, duke tërhequr kureshtje të madhe para ankandit.

Sotheby’s synon që gjatë javës të tejkalojë shifrën 1 miliard dollarë, me vepra të tjera të peshës së rëndë nga artistë si Jean-Michel Basquiat, Yves Klein, Henri Matisse, Cecily Brown dhe Jeff Koons.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...