Peleshi pritet në Athinë nga homologu grek: Çështjet dypalëshe të trajtohen në respekt te të drejtës ndërkombëtare

GREQI ,9 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtarë në Athinë ku u prit nga homologu i tij grek, Nikitas Kaklamanis.

Gjatë takimit, dy kryetarët e parlamenteve vlerësuan marrëdhëniet e ngushta miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, të mbështetura në interesat e përbashkëta strategjike, partneritetin në NATO për sigurinë dhe paqen, si dhe perspektivën e përbashkët europiane. Ata nënvizuan rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe parlamentar në interes të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe vlerësoi progresin e arritur në negociatat me Bashkimin Europian, duke ritheksuar objektivin për përfundimin e tyre brenda vitit 2027.

Kryeparlamentari grek, rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit parlamentar krijon mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, ku u vu në dukje rritja e shkëmbimeve tregtare, investimeve, projekteve infrastrukturore dhe flukseve turistike, si dëshmi e potencialit të madh që ekziston për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri, të cilët përbëjnë ura të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe dy popujve.
“Dy urat më të rëndësishme që lidhin vendet tona janë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, mbi këto vlera duam të ndërtojmë më shumë prosperitet dhe bashkëpunim mes dy vendeve tona”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e trajtimit me dialog dhe frymë konstruktive të të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë, në respekt të parimeve të fqinjësisë së mirë, së drejtës ndërkombëtare dhe interesave strategjike të përbashkëta.
Duke riafirmuar vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, të dy kryetarët vlerësuan bashkëpunimin parlamentar si një instrument të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh, forcimin e sigurisë, stabilitetit rajonal dhe promovimin e paqes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, policia dyshon për vrasje , në kërkim shoku i tij i ngushtë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

TIRANË,9 qershor 2026/Albania Express News/Pesë ditë pas zhdukjes misterioze...

“Bekim për vendin”/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një pronë private, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje

TIRANË,9 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama është zotuar...

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

LIBRAZHD,9 qershor 2026/Albania Express News/Dy turistë gjermanë, të apasionuar...