Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, policia dyshon për vrasje , në kërkim shoku i tij i ngushtë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

TIRANË,9 qershor 2026/Albania Express News/Pesë ditë pas zhdukjes misterioze të 34-vjeçarit Eglant Koçi, hetimet e Policisë së Tiranës kanë marrë një kthesë të fortë, duke ngritur dyshime se i riu mund të jetë vrarë nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Familjarët denoncuan zhdukjen e Koçit më 4 qershor, ndërsa menjëherë pas kallëzimit policia nisi verifikimet dhe analizimin e kamerave të sigurisë. Sipas burimeve hetimore, lëvizjet e fundit të 34-vjeçarit janë dokumentuar nga zona e Sheshit Wilson drejt Bulevardit “Zhan D’Ark”, ku ai është parë duke hyrë në lokalin e një miku të tij. Nga ai moment, Koçi nuk është parë më i gjallë.

Hetimet intensive dhe kontrollet në terren kanë zbuluar prova që forcojnë dyshimet se 34-vjeçari është ekzekutuar dhe se trupi i tij është zhdukur më pas nga autori i dyshuar. Sipas hetuesve, Armand Shakaj dyshohet se ka transportuar trupin me automjet për të fshehur gjurmët e krimit.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe Enea Zyferi, kamarier në një lokal në pronësi të Shakajt dhe që ndodhet pranë vendit ku dyshohet se ka ndodhur krimi. Sipas policisë, ai dyshohet se ka pasur dijeni ose ka ndihmuar në fshehjen e ngjarjes, ndaj akuzohet si bashkëpunëtor.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është fakti se motori i viktimës u gjet i braktisur në zonën e “5 Majit”, dy ditë pas zhdukjes. Dyshohet se autori e ka lëvizur qëllimisht mjetin për të krijuar pista të rreme dhe për të vështirësuar zbardhjen e ngjarjes.

Aktualisht, forca të shumta policie po kryejnë kërkime në zona të ndryshme të periferisë së Tiranës për gjetjen e trupit të 34-vjeçarit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt.

Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një nga pistat ku po përqendrohen hetimet lidhet me aktivitetin e kriptomonedhave, ku dyshohet se viktima mund të ketë qenë i përfshirë. Megjithatë, motivet e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast që ka tronditur opinionin publik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Peleshi pritet në Athinë nga homologu grek: Çështjet dypalëshe të trajtohen në respekt te të drejtës ndërkombëtare

GREQI ,9 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Kuvendit, Niko...

“Bekim për vendin”/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një pronë private, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje

TIRANË,9 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama është zotuar...

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

LIBRAZHD,9 qershor 2026/Albania Express News/Dy turistë gjermanë, të apasionuar...