Peizazh magjik i bjeshkëve të Kukësit

Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Kukësit të mahnisin me bukuritë e tyre në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania” ndau sot një video me pamje nga bjeshkët e Kukësit, të cilat prej vitesh janë kthyer në destinacion të të apasionuarve pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.

Në videon e publikuar nga Rama shfaqen një tufë kuajsh, të cilët vrapojnë në majat e larta të këtyre bjeshkëve.

Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira e pamatë në një fushë me ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore të mrekullueshme.

Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë.

Shtegu i Ngjyrave, Gjallica dhe bjeshkët e tjera të Kukësit si Vajvoda, Kroi i Bardhë, Kallabaku, Guri i Mëngjesit dhe Pikllima janë ndër vendet më të frekuentuara. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që shijojnë bukuritë e bjeshkëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FIFA e caktoi ai arbitër për finalen e madhe, momenti kur Vincic shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026 /Albania Express News/-FIFA ka...

Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale për kapjen e autorëve

SARANDË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Një oficer policie është...

Eliminimi me penallti nuk e zbeh nevojën për reflektim

Nga Erion Sqapi Nuk dua të bëj ekspertin, sepse futbolli...