Të shtëna me armë në qendër të Minneapolis, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur, mes tyre policë

SHBA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një person ka humbur jetën dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Minneapolis, në Minnesota, të mërkurën pasdite.

Mes të plagosurve janë edhe dy efektivë policie, bëri të ditur policia për CNN, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

Qendra Mjekësore e Qarkut Hennepin konfirmoi se ka pranuar gjashtë pacientë pas incidentit, një prej të cilëve ka ndërruar jetë. Policia u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën pranë 15 East Grant Street, ku ndodhi ngjarja.

Rreth orës 17:45 me kohën lokale, dhjetëra automjete policie dhe efektivë rrethuan zonën. Në vendngjarje u panë gjithashtu forca të SWAT dhe ekipe të shërbimeve të emergjencës. Autoritetet vijuan të qëndronin në zonë edhe rreth orës 18:30, ndërsa situata u përshkrua si e qetë.

Zona përreth përfshin një kompleks apartamentesh, Qendrën e Konventave të Minneapolis, disa hotele dhe një spital. Universiteti i St. Thomas, kampusi i të cilit ndodhet pranë vendngjarjes, u vendos në izolim si masë paraprake, “për një tepricë kujdesi”, sipas një zëdhënësi të universitetit.

Guvernatori i Minnesota-s, Tim Walz, tha se ekipi i tij për sigurinë publike po reagon ndaj ngjarjes dhe se zyrtarë të shtetit ndodhen në terren.

“Mirënjohës ndaj forcave të rendit që po punojnë aktivisht për të garantuar sigurinë e fqinjëve tanë në qendër të Minneapolis këtë pasdite. Minnesota po lutet për punonjësit tanë”, shkroi Walz në një postim të mëvonshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME