Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, Silvinjo publikon të premten listën

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor.

Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.

Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K, me 11 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Diplomacia kineze në kërkim të një dimensionimi në hapësirën euroaziatike

NGA ALEKSANDËR ÇIPA TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Atlasi...

Presidenti Bajram Begaj dekreton reformën territoriale, zgjedhjet e 9 majit 2027 do të zhvillohen me 46 bashki

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Republikës...