SHBA, 2 shtator 2026 / Albania Express News / – Sahit Muja ka reaguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me zhvillimin që ai e cilëson si “vendim historik” për heqjen e statusit “non grata” ndaj ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
Në reagimin e tij, Muja ka shprehur mirënjohjen ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, duke e konsideruar këtë zhvillim një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Amerika mirëpret sërish një lider të fortë pro-amerikan shqiptar”, shprehet Muja, duke theksuar se ky zhvillim, sipas tij, përbën një moment të rëndësishëm për miqësinë mes dy vendeve.
Ai vlerëson se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane duhet të vijojnë të forcohen mbi bazën e vlerave të përbashkëta, veçanërisht lirisë, demokracisë, sovranitetit dhe respektit të ndërsjellë.
Në mesazhin e tij, Muja e përmbyll reagimin me një thirrje për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve:
“Amerika dhe Shqipëria – të fortë së bashku, të lirë së bashku!”
Postimi i plotë i Sahit Mujës:
“FALEMINDERIT, MIKU IM I DASHUR, PRESIDENT TRUMP!
Një vendim historik: heqja e ‘non grata’ ndaj Sali Berishës.
Amerika mirëpret përsëri një lider të fortë pro-amerikan shqiptar.
Ky është një moment i fuqishëm për miqësinë e jashtëzakonshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një miqësi e bazuar në lirinë, demokracinë, sovranitetin dhe respektin reciprok.
AMERIKA MIRËPRET SALI BERISHËN!
Faleminderit, President Trump, për këtë vendim historik.
Amerika dhe Shqipëria – të fortë së bashku, të lirë së bashku!”

