Pas 10 ditësh protestë, dalin emrat e organizatorëve. Kërkesë KQZ-së: Duam formularin për mbledhjen e firmave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

TIRANË ,9 qershor 2026/Albania Express News/Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar KQZ-së formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Letra, e cila mban datën e sotme është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 qytetarëve të shoqërisë civile.
Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.

“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Quartz” rendit Shqipërinë mes destinacioneve më tërheqëse për udhëtime

TIRANË ,01 tetor 2026 /Albania Express News/-Media amerikane “Quartz”...

Kur poshtërimi i një gruaje bëhet argëtim kombëtar!

Nga Vladimir Muçaj TIRANË ,01 tetor 2026 /Albania Express News/-Ka...

Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

TIRANË, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Kryetari i...