“15 orë kërkime non stop në malet e Polisit – Policia shpëton dy turistët gjermanë pas operacionit dramatik të kërkim-shpëtimit”

LIBRAZHD ,9 qershor 2026/Albania Express News/Në zonën malore të Polisit  është zhvilluar një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi nga shërbimet e Policisë së Librazhd, pas humbjes së kontaktit me dy turistë nga Gjermania gjatë eksplorimit të terrenit malor.

Sipas njoftimit zyrtar, alarmi është dhënë pasi turistët kishin humbur sinjalin GPS dhe nuk kishin më komunikim, për shkak të mungesës së mbulimit me rrjet telefonik në zonë. Menjëherë pas sinjalizimit, Komisariati i Policisë Librazhd ka organizuar një operacion kërkimi në bashkëpunim me shërbimin pyjor dhe strukturat vendore.

Në operacion janë angazhuar efektivë policie, ekipe terreni dhe një dron për vëzhgim ajror, duke vijuar kërkimet intensive për rreth 15 orë në zonën e vështirë malore.

Pas përpjekjeve të pandërprera, dy turistët janë lokalizuar në fshatin Gaferr, në Njësinë Administrative Stravaj, në territorin e Bashkisë Prrenjas. Fatmirësisht, ata janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga verifikimet paraprake rezulton se turistët kishin humbur orientimin gjatë lëvizjes në terrenin malor dhe nuk kishin mundur të kërkonin ndihmë në kohë për shkak të mungesës së sinjalit.

Pas shpëtimit, ata kanë falënderuar forcat e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në operacionin e kërkimit.

Autoritetet lokale theksojnë se Policia e Elbasanit mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së turistëve që eksplorojnë zonat malore të qarkut, veçanërisht gjatë sezonit të verës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

KORÇA ,15 qershor 2026/Albania Express News/Korça mirëpriti të premten...

Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Bregu i Fildishtë ka nisur me...

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një...