Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2026

TIRANË ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug .

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s

 

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Turistë nga Europa, Amerika dhe Azia eksplorojnë kryeqytetin: Tirana, një surprizë mes historisë dhe zhvillimit

TIRANË, 24 qershor 2026 /Albania Express News/ -Tirana “zgjohet”...

Reforma e pensioneve ndez debatet në Gjermani, propozohet pensioni deri në moshën 70-vjeçare

GJERMANI ,24 qershor 2026/Albania Express News/Plani për të reformuar...

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

TIRANË, 24 qershor 2026 /Albania Express News/ -Sektori i...