Një orë pushim nuk zbuti tensionet, deputetët e PD-së sërish ‘gardh’ te foltorja, Peleshi kalon në pushim: Të mblidhen kryetarët e grupeve

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Nuk ka mjaftuar as një orë pushim për të sjellë normalitet në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Sapo u rikthyen punimet, deputetët e PD-së sërish janë bërë gardh para foltores, duke bllokuar seancën dhe duke mos lejuar që të mbajë fjalën ministri Ferit Hoxha.
Peleshi kërkoi sërish 15 minuta pushim dhe mbledhjen e kryetarëve të grupeve.

Paraditen e sotme, opozita ka kërkuar përfshirjen në rend të ditës të disa projektligjeve që ka propozuar dhe që janë në thelb kërkesat e protestuesve për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura.
Shumica e rrëzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u përfshi në disa replika të ashpra me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.
Deputetët e opozitës i kërkuan kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të lejonte vijimin e replikave dhe përgjigjet e Berishës ndaj Ballës, por kreu i Kuvendit nuk pranoi, ccka ccoi në bllokimin e foltores nga pakica.
Peleshi e pezulloi disa herë seancës parlamentare duke tentuar të qetësojë situatën dhe vijimin me rendin e ditës ku është parashikuar informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

DURRËS ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Zjarri në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rinis ndërhyrja nga ajri

TIRANË, 05 gusht 2026 /Albania Express News/- Në fshatrat...

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

LIBRAZHD ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Sporti librazhdas është në...