Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut, REAGON për herë të parë klubi i Elbasanit: Humbëm një njeri që mbajti me krenari ngjyrat tona, nuk do të harrohet!

ELBASAN -KOSOVË,7 qershor 2026/Albania Express News/Një aksident tragjik në aksin Vushtrri-Mitrovicë, i mori jetën sulmuesit të Elbasanit, Fatjon Bunjakut. Futbollisti u shua në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Për herë të parë ka reaguar edhe klubi “verdheblu”, ku nuk fsheh dhimbjen e madhe që ka kapluar të gjithë. Ndër të tjera, klubi i Elbasanit thekson se Fatjoni nuk do të harrohet kurrë.

REAGIMI:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë.

Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin.

AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në kryeqytet

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e Tiranës mbështet...

Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

ELBASAN, 31 korrik 2026/Albania  Express News/-Dezinformimi online dhe dhuna...

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...