SELANIK ,7 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta në Greqi është regjistruar në Selanik, ku një 55-vjeçar është gjobitur me plot 270 mijë euro pasi braktisi nëntë kotele në një parcelë toke në zonën e Kalamarias.
Sipas autoriteteve greke, veprimi i tij u vu re nga qytetarë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Pas denoncimit, efektivët e Drejtorisë së Veprimit të Menjëhershëm në Selanik ndërhynë dhe arrestuan 55-vjeçarin, duke e akuzuar për keqtrajtim dhe braktisje të kafshëve.
Në bazë të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e kafshëve, autoritetet vendosën nëntë gjoba nga 30 mijë euro secila, një për çdo kotele të braktisur, duke e çuar shumën totale në 270 mijë euro. Përveç kësaj, ai u ndëshkua edhe me një gjobë shtesë prej 300 eurosh për mosvendosjen e etiketës elektronike të detyrueshme për kafshët.
Rasti ka rikthyer në vëmendje ashpërsinë e ligjeve greke ndaj abuzimit me kafshët, ku shkeljet e tilla dënohen me gjoba të larta dhe pasoja penale për autorët.

