Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Deputetja Marjana Koçeku nuk ishte e pranishme në seancën plenare të kësaj të enjteje, pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në sallën e Kuvendit u vu re se vendi që ajo mbante deri më tani ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri.
Ndryshimi tërhoqi vëmendjen në sallë, ndërsa mungesa e Koçekut vjen në një moment kur largimi i saj nga PS ka qenë në qendër të zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

Edhe pse deputetja e Shkodrës nuk mori pjesë në seancë, lëvizja e vendeve në sallë u interpretua si një sinjal i qartë i distancimit të shumicës prej saj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në ritmin e hendbollit, kurorëzohen kampionët e U13

Pallati i Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan priti finalet...

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin, thirrje për përshpejtimin e Reformës Zgjedhore

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Prezencës...

Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset një këmbësor, dyshohet se u përplas nga një automjet

ELBASAN , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor...