Ministri i Drejtësisë shtrëngon kontrollin në burgje, “41 Biss” rikthehet me masa ekstreme sigurie ,është hartuar një listë me të paktën 27 të dënuar dhe persona me rrezikshmëri të lartë

TIRANË,22 maj 2026/Albania Express News/Lufta ndaj krimit të organizuar duket se ka hyrë në një fazë të re edhe brenda sistemit penitenciar shqiptar. Pas rihapjes së regjimit të posaçëm “41 Biss”, burime jo zyrtare bëjnë me dije se është hartuar një listë me 27 të dënuar dhe persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët pritet t’i nënshtrohen këtij regjimi të ashpër sigurie në burgjet ku aktualisht ndodhen.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet e sigurisë, në listën paraprake përfshihen emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, mes tyre Lulzim Berisha, Indrit Shaqja, Laert Haxhiu, Redian Rraja, Safet Bajri, Gëzim Guri, Bledar Selmanaj, Leonard Duka, Gjergj Cukali, Miklova Parubi, Plarent Dervishaj, Femi Memziu, Bujar Shega, si edhe vëllezërit HoxhaOsmani, ku njëri prej tyre u përfol pas sekuestrimit të një telefoni celular nga SPAK në IEVP Durrës.

Burimet bëjnë me dije se përfshirja e disa prej tyre në regjimin “41 Biss” lidhet me incidente të fundit apo dyshime për komunikime dhe aktivitet kriminal nga ambientet e burgjeve. Për Safet Bajrin, masa lidhet me incidentin e raportuar me dronin, ndërsa emri i Gjergj Cukalit është përfolur pas vendimit të fundit të Apelit. Po ashtu, Miklova Parubi përmendet pas rastit të gjetjes së lëndëve narkotike në burgun e Burrelit, ndërsa për disa të tjerë dyshohet për përdorim të telefonave dhe komunikime të paautorizuara.

Regjimi “41 Biss”, i frymëzuar nga modeli italian antimafia, konsiderohet një nga format më të forta të izolimit penitenciar. Ai parashikon kontrolle të rrepta, monitorim të vazhdueshëm, kufizim ekstrem të kontakteve dhe ndarje të fortë nga të burgosurit e tjerë, me synimin për të ndërprerë çdo lidhje të mundshme me grupet kriminale jashtë burgut.

Pak ditë më parë, në këtë regjim u përfshi edhe Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur një vit më parë. Hetimet kanë ngritur dyshime se Nuzi vepronte si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen që dyshohet të jetë kryer kundrejt 50 mijë eurove.

Autoritetet penitenciare pritet të zbatojnë regjimin “41 Biss” në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend, duke forcuar masat e sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me ndikim në botën kriminale.

Rihapja dhe zgjerimi i këtij regjimi po konsiderohen si një nga lëvizjet më të forta të viteve të fundit në sistemin penitenciar shqiptar, një sinjal i qartë se autoritetet synojnë të vendosin kontroll maksimal dhe të godasin ndikimin e krimit të organizuar edhe brenda qelive të burgjeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...

Mazniku në Dibër: Reforma territoriale vëmendje specifike nga IBAR, lajm i mirë kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në!

DIBËR,22 maj 2026/Albania Express News/Përmendja specifike e reformës territoriale...