Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026, ka përfunduar sot me etapën e 5-të dhe të fundit.

Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa e 5-të nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier, ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të.
Policia rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri në 13:15 duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

 

Me një itinerar prej 121,3 kilometrash etapa ishte mjaft emocionuese dhe me shpirt luftarak gare nga çiklistët e 18 ekipeve pjesëmarrëse.
Pas rreth tre orësh garë i pari në finish mbërriti 22-vjeçari Gabriele De Fabritts përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar, i cili la pas grekun Georgios Bouglas, ndërsa në vendin e tretë u rendit rumuni Alin Toader.

Pas garës vetë fituesi u shpreh se gara ishte emocionuese dhe se luftoi përgjatë gjithë kohës. Fituesi i gjithë edicionit u shpall holandezi Niels Reemeijer, i cili u shpreh mjaft i emocionuar teksa Shqipërinë e ka cilësuar një vend të bukur.
Ky aktivitet solli në Shqipëri frymën e çiklizmit ndërkombëtar duke promovuar sportin, garën dhe bukuritë e vendit përgjatë pesë ditëve intensive të kompeticionit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...

Vizita e drejtorit të CIA-s në Moskë, Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje: Diçka mund të dalë nga kjo

SHBA , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald...

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një Kombëtare me...