LIBRZHD,29 prill 2026/Albania Express News/Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i qarkut Elbasan, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale ka zhvilluar sot një tur inspektimesh në Bashkinë Librazhd, ku ka theksuar ndryshimin e prekshëm mes asaj që dikur mund të bënin komunat dhe investimeve që realizohen sot nga bashkitë, pas reformës së viti 2014. Rruga e sapo përfundnuar Lunik–Prevallë është një shembull konkret i këtij transformimi.
Gjatë inspektimit, Mazniku u ndal te ndikimi që ka pasur reforma territoriale e vitit 2014 dhe mundësitë që ka hapur ajo për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës:
“Është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm për banorët, për të zhvilluar turizmin malor dhe për ata që duan të kthehen e të investojnë. Kemi një shembull të qartë se si përmirësohen shërbimet kur strukturat agregohen. Kur Luniku ishte komunë para 10 vitesh, buxheti total i komunës ishte rreth 15 milionë lekë, nga të cilat vetëm 5 milionë shkonin për investime. Ndërsa sot, vetëm kjo rrugë kap vlerën e 53 milionë lekëve, një investim që atëherë do të kërkonte mbi 10-11 vjet për t’u realizuar.”
Rruga e përfunduar lidh katër fshatra dhe u shërben rreth 2,600 banorëve, duke përmirësuar ndjeshëm aksesin. Me një gjatësi prej 2.4 kilometrash, ajo është ndërtuar me standarde bashkëkohore, duke dhënë mundësi zonës për zhvillimin ekonomik dhe turistik

