Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe ministri Andis Salla në pikën e grumbullimit të ullirit në Dushk: Motor zhvillimi për qarkun e Elbasanit

ELBASAN, 29 prill 2026 /Albania Express News/ Në fshatin Dushk të Elbasanit, pika e grumbullimit dhe përpunimit të ullirit e ngritur nga Sami Debrova eksporton në tregjet ndërkombëtare duke dëshmuar potencialin e bujqësisë shqiptare.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilluan sot një takim në këtë pikë grumbullimi dhe përpunimi të ullirit. Koçiu e cilësoi këtë investim si një shembull të potencialit të vërtetë të bujqësisë me njerëz punëtorë që prodhimin e kthejnë në eksport dhe sukses ndërkombëtar.

“Është frymëzuese të shohësh se si përmes punës dhe mbështetjes konkrete nga Qeveria Shqiptare, ky biznes familjar është transformuar në një sipërmarrje që sot konkurron me cilësi në tregjet ndërkombëtare, duke u kthyer në një motor zhvillimi për të gjithë qarkun e Elbasanit”, tha Koçiu.

Zëvendëskryeministrja Koçiu pohoi se “e ardhmja e bujqësisë shqiptare është te cilësia dhe standardi, dhe ajo ndërtohet çdo ditë në terren, nga puna dhe përkushtimi i fermerëve si Samiu”.

Në këtë pikë grumbullimi dhe përpunimi, ulliri një nga produktet më karakteristike të zonës nuk trajtohet thjesht si lëndë e parë, por si një produkt me vlerë të shtuar, i destinuar për eksport. Investimet në teknologji dhe standarde kanë bërë të mundur që produktet e dala nga kjo sipërmarrje të jenë konkurruese në tregjet e huaja.

Prej vitit 2008, “Sagelo Olive” merret me grumbullimin, paketimin dhe konservimin e ullinjve dhe turshive, duke përdorur metoda tradicionale. Me një kapacitet prej rreth 4,000 kuintalë në vit dhe rreth 9 punonjës, sipërmarrja ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët e zonës, duke forcuar zinxhirin e vlerës.
Sipas ministrit Salla, produktet eksportohen në tregje si SHBA, Angli, Zvicër, Gjermani dhe më gjerë, duke e kthyer “Sagelo Olive” në një model të suksesshëm të agropërpunimit dhe promovimit të produkteve Made in Albania në arenën ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

TIRANË, 29 prill 2026/Albania Express News/ Ministria e Mjedisit,...

Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

POGRADEC, 29 prill 2026 /Albania Express News/ Në qytetet...

Mazniku inspektime në Librazhd: Rrugën që dikur komunës i duheshin 10 vite ta bënte, sot përfundoi me një investim të vetëm

LIBRZHD,29 prill 2026/Albania Express News/Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i...