Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

POGRADEC, 29 prill 2026 /Albania Express News/ Në qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por njëkohësisht pasurojnë me elemente të reja hapësirat, duke i transformuar ato në pika tërheqëse për turistët e vizitorët.

Pogradeci është një prej qyteteve, ku lagjet historike po rivitalizohen, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga “rilindja e lagjeve historike të Pogradecit”, teksa shtoi se “së shpejti, një pol i ri zhvillimi në qytetin liqenor, që do të pasurojë ofertën turistike dhe do të forcojë ekonominë lokale”.

Kjo lagje është hapësirë me vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit të Pogradecit dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Pogradeci mbetet një prej destinacioneve turistike të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj në çdo stinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...