“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë”, ish kryeministri Pandeli Majko bën PARALAJMËRIMIN “bombë” në Asamble

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, mësohet të ketë bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, të zhvilluar këtë të shtunë.

Sipas burimeve të Gazetës Panorama, Majko ka paralajmëruar për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve filmime, në të cilat, sipas informacionit që pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko.

Përmes kësaj deklarate, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale që të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre përpara një publikimi të mundshëm të pamjeve.

Deklarata e Majkos vjen në një moment të tensionuar për Partinë Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Babai kundër të birit, Daja kundër Dajës! Dinamo City – AF Elbasani, dueli i veçantë ku Ilir Daja përballet me Glen Dajën: Kush do...

NGA OLSI AVDIAJ       TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-“Kryengritje...

Aksidenti tragjik në Thumanë-Fushë Krujë/ Viktima, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

MIRDITË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-65-vjeçari Paulin Filopati,...