Luajti ndeshjen e parë si titullar në La Liga, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares

Lajme jo shumë të mira vijnë nga Spanja. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu që është në radhët e Rayo Vallecanos në La Liga ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Elches, në atë që ishte ndeshja e tij e parë si titullar për këtë sezon në kampionatin spanjoll.

Gjatë ndeshjes, mbrojtësi kuqezi, vendosi dorën në pjesën e pasme të muskulit të djathtë dhe gjithçka tregon se ka një dëmtim në fibrat muskulare në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet shkalla e këtij dëmtimi e si rrjedhojë as periudha e riaftësimit.

Ivan balliu ishte titullar në ndeshjen me Elchen në vend të Ratiu të sanksionuar pasi kishte plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë të akumuluar. Po kështu  kjo është hera e parë në këtë sezon që Balliu luante dy ndeshje radhazi si titullar; të enjten e kaluar ai ishte në formacion në ndeshjen me Dritën në Conference League dhe të dielën ndaj Elches.

Në total, Ivan Balliu është aktivizuar në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, nga të cilar në 11 ka qenë titullar; 8 në Conference League, 2 në Kupën e Mbretit dhe 1 në La Liga.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...

MEPJ notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar

TIRANË, 25 maj/Albania Express News/ Ministria për Evropën dhe...

Surprizë befasuese, cila është skuadra e Kategorisë së Dytë që do të luajë në Europa League

PORTUGALI,25 maj 2026/Albania Express News 24/Një surprizë e madhe...