“Dritarja e dialogut është e hapur”, kryeministri Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarët

TIRANË , 6 nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë.

“👉 Folmekm.al
Dritarja e Dialogut është e hapur ❤️ “, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me videon, ku shpjegon se si funksionon faqja. Sipas kryeministrit, kjo do të jetë një urë komunikimi, e hapur 24 orë.

“Faqja është gati, cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog kur vijnë nga një sfond protestash, përshkallëzimi, dhune, përpjekje për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, e hapur 24 orë, ku një skuadër e dedikuar do garantojë qarkullimin e informacionit dhe opinioneve që shkëmbehen. Besoj se më herët se vonë, do shkrihen dhe akujt e vendosura artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund të imponohen shoqërisë, bashkëjetesës demokratike, atyre që mendojnë ndryshe, ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. Mirë se të vini në dialog”, theksoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME