Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur dërgohen në spital
LIBRAZHD – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:45 në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë katër automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të plagosurit janë:
- Franc Gjokola, i vitlindjes 1998, drejtues i automjetit me targa AC 303 AM.
- Bjorni Çuçuli, drejtues i automjetit me targa AB 050 TY.
- Bernildo Bitroshi, pasagjer në njërin prej automjeteve.
Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet informacion më i detajuar nga autoritetet përkatëse.

