Kthimi i emigrantëve për pushime, Dogana e Kakavijës rrit kapacitetet për përballimin e fluksit

TIRANË, 18 qershor 2026/Albania Express News/ Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë rritur kapacitetet operacionale dhe është intensifikuar puna e shërbimeve doganore dhe kufitare, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të lëvizjes së qytetarëve gjatë sezonit veror.

Masat e marra përfshijnë shtim të sporteleve aktive në oraret e pikut, riorganizim të fluksit të automjeteve, si dhe angazhim të përforcuar të ekipeve në terren, të cilat po operojnë 24 orë pa ndërprerje.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 4 mijë hyrje-dalje shtetasish shqiptarë dhe të huaj, ndërsa janë përpunuar rreth 1500 automjete, me kohë pritjeje të reduktuara në krahasim me ditët e mëparshme.

Dogana Kakavijë bën të ditur se është rritur ndjeshëm efikasiteti i kontrollit përmes koordinimit më të mirë ndërinstitucional dhe përdorimit të plotë të kapaciteteve ekzistuese, duke synuar qarkullim sa më të rrjedhshëm në të dyja drejtimet.

Gjithashtu, gjatë periudhës së pikut po aplikohet fleksibilitet në menaxhimin e korsive dhe orientimin e mjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të radhëve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar një shërbim të shpejtë, të sigurt dhe efikas në këtë pikë të rëndësishme kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Janë proceduar këtë të...

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

SHKODËR ,18 qershor 2026/Albania Express News/Familja e Bajrave ka...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në mbledhje të zgjeruar, zbulohen detajet

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Partia Socialiste do të...