Kryepeshkop Joani: Besimtarët të pastrojnë zemrat e t’i mbushin me dashuri

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.

“Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes, vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje”, tha imzot Joani, duke ftuar besimtarët të ndajnë me të tjerë dritën e Krishtit e cila vetëm duke u ndarë, rritet.

“Tani më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme sepse një jetë pa praninë e Zotit, bëhet e mjerueshme, duke u kthyer në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë, një jetë në errësirë”, kujtoi kryepeshkopi.

Ai i ftoi besimtarët që gjatë këtyre ditëve festive të përkujdesen për të kujtuar shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore dhe kjo mund të realizohet duke pastruar zemrën nga çdo ligësi e duke e mbushur atë me dashuri e përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë, në varfëri, dëshpërim, mjerim e vetmi.

“Vetëm duke bërë këto, Krishtlindja do të ketë një kuptim të vërtetë dhe gjithçka tek ne do të ndriçohet nga “fjala e bërë mish’”, u shpreh kryepeshkop Joani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pogradeci nis përgatitjet, por merkatoja nuk bind tifozët: Pritshmëri të larta, afrime modeste

Nga Redi Dandallaku POGRADEC ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Pogradeci ka...

Mbappé: “Me Francën o fiton, o të masakrojnë. Penalltia e gabuar? Po ju shpjegoj pse”

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni i nënkampionëve...