Kryeministri Rama: Paketa e Maleve zhvillon zonat malore me investime në harmoni me natyrën

TIRANË, 21 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikave dhe kërkesave për shfuqizimin e Paketës së Maleve duke theksuar se nisma synon t’u japë mundësi banorëve të zonave malore të zhvillojnë pronat e tyre dhe të tërheqin investime.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama u shpreh se Paketa e Maleve nuk parashikon shitjen e maleve, por krijon mundësi për ata që kanë trashëguar prona ose që prej vitesh mirëmbajnë pemëtore e sipërfaqe bujqësore, por nuk kanë mundur të pajisen me dokumentacionin përkatës.

“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë”, tha Rama.

Sipas tij, paketa u krijon mundësi qytetarëve të pajisen me leje për aktivitete agropërpunimi dhe investime në turizëm, duke e kthyer pronën në një aset ekonomik.

Kryeministri theksoi se mijëra emigrantë kanë shprehur interes për të investuar në zonat malore dhe se turizmi do të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Ai shtoi se Paketa e Maleve është rezultat i konsultimeve dhe përpjekjeve të gjata me komunitetet lokale, duke kundërshtuar pretendimet se ajo cenon pronësinë.

“Nuk kam parë ndonjë komunitet që preket nga kjo paketë të thotë se po i merren pronat. Ata mezi e presin”, u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale që shkruante “Zvicra e vogël do bëhet, se s’bën”, Rama tha se zhvillimi i zonave malore arrihet duke u krijuar mundësi banorëve të investojnë në harmoni me natyrën.

“Bëhet pikërisht duke u dhënë mundësi njerëzve që të investojnë në harmoni me natyrën dhe të krijojnë mirëqenie pa qenë të detyruar t’i braktisin ato male”, deklaroi ai.

Rama komentoi edhe kritikat dhe komentet në rrjetet sociale, duke u shprehur se ato nuk ndikojnë tek ai, por, sipas tij, “i bëhen shëndet e forcë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Momente tmerri në SHBA, një avion Boeing zvarritet në pistë dhe pothuajse merr flakë

SHBA ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Një incident i frikshëm...

“Quotidian Post.it”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime ekonomike në Evropë

TIRANË, 21 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga deti...

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Lartë shpall...