Atentati në lokalin e Elbasanit, dyshohet se objektivi ishte nipi i një personi me preçedentë penalë autori u arratis i maskuar me paruke

ELBASAN ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Hetimet për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në një lokal në lagjen “Vullnetari”, e njohur ndryshe si zona e “Banesave” në Elbasan, kanë marrë një tjetër drejtim. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, përveç pistës së një konflikti të çastit, po hetohet seriozisht edhe mundësia që objektivi i sulmit të ketë qenë një person tjetër, i dyshuar si nip i të njohurit me nofkën “Ot Kila”.

Tre të rinjtë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë deklaruar se nuk e njohin autorin e sulmit, si edhe nuk kanë konflikte apo probleme që mund të lidhen me ngjarjen. Këto dëshmi kanë shtuar dyshimet se atentatori mund të ketë gabuar shënjestër.

Sipas burimeve hetimore, personi që dyshohet se ishte objektivi i sulmit është marrë gjithashtu në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Autori, i cili sipas të dhënave paraprake ishte i maskuar me paruke për të fshehur identitetin, është ende në arrati. Pas të shtënave ai është larguar me vrap duke përfituar nga errësira dhe duke kaluar nëpër disa rrugica të lagjes “Vullnetari”. Më pas, dyshohet se është ndihmuar nga një automjet, me të cilin është larguar në drejtim ende të paidentifikuar.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar mjetin dhe targën e tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të itinerarit të autorit. Burime bëjnë me dije se menjëherë pas sulmit, një efektiv policie që ndodhej rastësisht në lokal tentoi ta ndiqte autorin, por ky i fundit arriti të largohej.

Hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për sqarimin e motivit të atentatit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Momente tmerri në SHBA, një avion Boeing zvarritet në pistë dhe pothuajse merr flakë

SHBA ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Një incident i frikshëm...

“Quotidian Post.it”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime ekonomike në Evropë

TIRANË, 21 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga deti...

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

TIRANË ,21 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Lartë shpall...