Kosova rrezikon 166 mln euro, fondet e BE për planin e rritjes “digjen” nëse deri në fund të vitit s’formohen institucionet

PRISHTINË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Kosova rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse vendi vazhdon të mbetet pa institucione të formuara dhe funksionale.

Ekspertët thonë se pasojat e mosformimit të institucioneve janë të mëdha dhe në disa raste mund të jenë edhe të pariparueshme.
Vetëm deri në fund të qershorit Kosova humbi më shumë se 50 milionë euro, për shkak se nuk arriti të përmbushë reformat e kërkuara nga BE në gjashtë mujorin e parë të vitit. Nga 13 rekomandime, u realizuan vetëm 7, ndërsa gjashtë të tjerat dështuan. Por fatura e dytë mund të jetë trefish më e rëndë, sepse nëse nuk krijohen institucionet deri në më 31 dhjetor vendi do të humbë në total rreth 166 milionë euro të parashikuara nga plani i rritjes për këtë vit.

Kuvendi i Kosovës më 13 shkurt 2026 miratoi marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të njohur si Plani i Rritjes, e që parashikojnë përfitime prej më shumë se 880 milionë eurosh për Kosovën.
Siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, ky plan vjen me 1/3-ën si grant dhe 629 milionë euro në formë kredie. Ministri theksoi se këto mjete zhbllokohen bazuar në reformat që do të zbatojë Kosova, por për shkak të bllokadës në Kuvend, ajo ka ngecur prej muajsh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME