Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare, dyshimet e para

FINIQ, 06 shtator 2026/Albania Express News/- Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të mëngjesit të sotëm në hyrje të zonës turistike të Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq.

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar katër kioska tregtare private, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, dy automjete të Policisë së Shtetit dhe forca të shumta policore.

Forcat zjarrfikëse kanë luftuar për rreth dy orë me flakët, duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit rreth orës 02:00.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME