“Siguria dhe qytetarët, prioritet”, Hita kërkon angazhim maksimal të Policisë në terren

TIRANË, 6 shtator 2026/Albania Express News/- Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në territor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës.

Në fokus të takimeve ishte forcimi i masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo merren me veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve, si dhe lokalizimi dhe kapja e personave në kërkim.

Gjithashtu, u kërkua intensifikimi i punës për parandalimin e krimeve mjedisore dhe rritja e standardeve të komunikimit të punonjësve të Policisë me qytetarët, me etikë dhe profesionalizëm.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimeve iu kushtua sigurisë në shkolla, të cilën Drejtues Madhor Hita e cilësoi si një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Hita kërkoi angazhim maksimal të strukturave policore, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, për garantimin e një ambienti të sigurt për nxënësit dhe zhvillimin normal të procesit mësimor.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që shefat e Komisariateve ta ndjekin çdo ditë situatën pranë institucioneve arsimore dhe të trajtojnë drejtpërdrejt çdo shqetësim të adresuar nga shkollat që lidhet me sigurinë e nxënësve.

Në funksion të garantimit të perimetrit të sigurisë, Sektorët e Narkotikëve, strukturat “Shqiponja” dhe ato Operacionale do të kenë një rol të rëndësishëm në monitorimin e zonave pranë shkollave, me qëllim parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike dhe konflikteve mes nxënësve apo përfshirjes së personave të jashtëm në këto ambiente.

Siguria rrugore ishte një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimeve. Hita kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me synim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme ndaj shkeljeve të konstatuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi që çdo drejtues të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe efektiv ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Në këtë kuadër, Hita u kërkoi shefave të Komisariateve dhe drejtorëve vendorë të presin qytetarët, t’i dëgjojnë dhe t’u kushtojnë vëmendje problematikave që lidhen me përgjegjësitë e Policisë së Shtetit. Ai theksoi se edhe vetë do të vijojë të presë qytetarët që kërkojnë takim me të.

Takimet e Drejtorit të Përgjithshëm do të vijojnë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe në Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Rama përpara nisjes së podkastit “Flasim”: Bashkia nuk ka kokë, eksperiment social ky

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama,...

Zjarret në Shqipëri/ 21 vatra të raportuara gjatë ditës, më problematike në Fier, Shkodër, Mat dhe Dajt

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes...

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë

NGA BEN BLUSHI TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Edhe...

Ela Tase, “flutura magjike” që e çoi volejbollin shqiptar në majat e Europës

TIRANË , 06 shtator 2026/Albania Express News/-Ela Tase është...